Drogë në kufi. Burime bëjnë me dije se janë gjendur 36 kg 585 gram marijuanë. Droga është gjetur në Kanalin e Korfuzit, teksa pluskonte pranë plazhit “Fiki” në pjesën veriore të ishullit Othonos.
Drogë në kufi, kapen 36 kg marijuanë në Kanalin e Korfuzit…
Mësohet se sasia e drogës ishte e futur në një pako të madhe, brenda së cilës ishin fshehur 4 pako të vogla. Policia greke dyshon që të ketë sasi të tjera në det. Ndërsa po vijon kerkimet për rastin në fjalë.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj