Drogë në Kapshticë. Ka qënë policia greke e cila ka bërë të mundur sekuestrimin e lëndës narkotike në kufirin e gjelbër. Gjithashtu zbulohet dhe porositësi i ngarkesës.
Kapet drogë në Kapshticë dhe zbulohet porositësi i ngarkesës.
Burimet bëjnë me dije se u kap 60 kg e 954 gram marijuanë. Lënda narkotike u kap në një automjet dhe ishte e ndarë në 53 pako. Po të njëjta burime thonë se kanë rënë në pranga dy shqiptarë. Vijon puna intesive nga policia greke pasi automjeti i përket një 59 vjeçari shqiptar. Dy të arrestuarit janë shqiptarët 33 vjeç dhe pasagjeri 24 vjeç. Ende nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarëve. Ndërkaq u sekuestruan aparatet celulare dhe një shumë e vogël parash. Burime konfidenciale thonë se dy të arrestuarit, drejtues i mjetit dhe një pasagjer do transportonin drogën. Nuk dihet destinacioni. Vijojnë hetimet nga policia greke.

Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj