Mes ushqimeve ka hyrë dhe lënda narkotike në burgun e sigurisë së lartë, Peqin. Lajmi konfirmohet një ditë më parë. Sipas burimeve zyrtare, një 20 vjeçari nga Durrësi i është kapur një sasi e vogël kanabisi. Burimi citon se droga i përkiste të burgosurit F.N, 20 vjeç, banues në qytetin e Durrësit.
I kapet droga të burgosurit në burgun e sigurisë së lartë, Peqin.
Një kontroll i ushtruar në dhomën e tij, sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasinë e vogël të drogës. Sipas kontrolluesve bëhet fjalë për 25 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Sakaq, po punohet për identifikimin e personave që kanë futur drogën në këtë burg. Materialet në ngarkim të 20 vjeçarit iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan. Realisht nuk është hera e parë që në këtë burg gjendet lëndë narkotike. Zakonisht ajo futet nga të afërmit e të burgosurve së bashku me ushqimet që sjellin.

Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi