Pazlli për 613 kg kokainë, të kapur në Durrës, po plotësohet gradualisht. Në këtë hetim, marrin pjesë dhe DEA e Europol. Këtë e konfirmon dhe ministri Xhafaj, kur thotë: DEA dhe Europol po hetojnë, priten arrestime…
Droga e Durrësit, Xhafaj: DEA dhe Europol po hetojnë, priten arrestime…
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka informuar, për detaje të reja, lidhur me operacionin e kapjes së 613 kg kokainë, pak javë më parë në Durrës.

Xhafaj u shpreh se ka folur me DEA-n, lidhur me operacionin, dhe se hetimet kanë përparuar. Ja çfarë tha Minstri Xhafaj:
“Kemi marrë vlerësime maksimale nga zyrtarët e DEA. Ai ishte një. operacion i suksesshëm i Policisë Shqiptare. Ka përparim. Ka një hetim të gjerë, jo vetëm me emrat e personave që janë bërë publikë por ka edhe emra të tjerë. Në hetim janë angazhuar edhe agjenci të vendeve të tjera si Europol, DEA, apo polici të vendeve të tjera”. Ka deklaruar, Ministri i Brendëshëm Xhafaj.
I pyetur nëse do të ketë arrestime lidhur me çështjen në fjalë, Xhafaj u shpreh: “Duhen pyetur prokurorë që merren me këtë çështje. Unë besoj që po, do të ketë, dhe madje shumë shpejt.”
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili