Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»FORUM»Nga Kopi Kyçyku / Për Dritëroin…
Dritëro
Nga Kopi Kyçyku / Për Dritëroin...

Nga Kopi Kyçyku / Për Dritëroin…

4 vite më parë Komento

Dritëro Agollin e kam respektuar gjithmonë për talentin, erudicionin, shpirtin e gjerë, guximin qytetar, çiltërsinë, ndershmërinë, burrërinë, mbajtjen e shenjtërimin e fjalës së dhënë dhe modestinë pa të dytë.

 

Të ngjashme mund të lexoni:

• Dy bujtje të mbamendshme…

• Për tolerancën e popujve…

• Një shqiptar e një serb, që janë kundër luftës…

 

Dritëro Agollin e kam respektuar gjithmonë

T’ju them të drejtën, më vinte mirë kur, sa herë takoheshim, u thoshte të tjerëve:

“Kopi është burrë i zoti”.

I kam vajtur dhe më ka ardhur për vizitë në shtëpi bashkë me të ndjerët Fatmir Gjata e Niko Nikolla.

Bisedat tona atëherë zgjatnin me orë të tëra dhe gjithmonë nuk ngopesha duke dëgjuar nga goja drituese e Dritëroit xhevahire të vërteta, mendime sa të thella e të dobishme, gjithaq edhe të shprehura me një thjeshtësi, rrjedhshmëri, koherencë dhe elegancë mahnitëse.

Vetëm grurë, asnjë kokërr egjër!

Dhe, si një fill i kuq, çdo fjalë a frazë të tij, e përshkonte natyrshëm dashuria për atdheun, për kulturën e mirëfilltë kombëtare dhe universale, për njerëzit.

Ndër kujtimet e shumta me Dritëroin, po ju tregoj vetëm dy, njërin serioz dhe tjetrin për të qeshur pak.

I pari: më 1978 më çoi në Algjeri, bashkë me prozatorin e mirënjohur Agim Cerga, ku qëndruam një muaj.

I dyti: punoja në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe po prisja një delegacion në aeroport.

Dritëroi nuk priste, por përcillte.

Përcillte shkrimtarin e madh turk, Jashar Qemalin, autorin e romanit “Shtylla”.

Rretheqark – një shpurë e tërë shkrimtarësh dhe përgjegjësja e sektorit të jashtëm të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Fatime Afezolli.

Të gjithë kishin përpara nga një shishe me verë të kuqe.

Dritëroi, sa më pa, më bëri shënjë t’u afrohesha

Pasi i përshëndeta të gjithë dhe i urova mikut udhë të mbarë në turqisht, Dritëroi zuri t’i thosh se:

 

“Kyçyku di gjuhë pa hesap, ngaqë kur ra në një pus miniere, iu çlirua një vidë, burgjia e gjuhëve”.

 

Ishte një shaka që Dritëroi e përsëriste shpesh pa të keq.

Madje, me dashamirësi dhe me të cilën të gjithë të pranishmit, që ndrroheshin shpesh, shqyheshin së qeshuri.

Por, këtë herë dikush nuk qeshi dhe ky ishte pikërisht Jashar Qemali.

Dritëroi kujtoi se, Stefan Vuçani nuk bëri përkthim të saktë dhe kërkoi t’ia përsëriste edhe një herë.

 

“Anlladëm, anlladëm” (E mora vesh, e mora vesh) tha Jashari, pa gaz në buzë.

“Stefan efendi, thuaji zonjës Fatime se do ta anuloj nisjen.

Dua të qëndroj edhe disa ditë, që të shkojmë e të biem bashkë me kryetarin, Dritëro efendiun, në pusin e Kyçyk beut, që të na vihet në lëvizje burgjia e gjuhëve”.

 

Dhe nuk qeshi deri sa u hipi shkallëve të avionit.

 

 

22.12.2017

Për Lajm Shqip

Kopi Kyçyku

Dritero Agolli forum kopi kycyku njohja Shkrimtari 4 vite më parë
Administrator
Etiketime Dritero Agolli forum kopi kycyku njohja Shkrimtari
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

4 misteret që po tronditin botën

Pasardhëse

Aksident me makinë, vdes shqiptari në Greqi

Të Ngjashme

Kanali televiziv i NATO-s, kronikë kushtuar Bazës së Kuçovës

Kanali televiziv i NATO-s, kronikë kushtuar Bazës së Kuçovës

Erjona Keta 3 vite më parë
8 gra akuzojnë aktorin e madh për ngacmime: Më ngriti fundin për…

8 gra akuzojnë aktorin e madh për ngacmime: Më ngriti fundin për…

admin 3 vite më parë
E ndalojnë për kontroll, kundërshton punonjësit e policisë…

E ndalojnë për kontroll, kundërshton punonjësit e policisë…

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com