Aktori i njohur Erion Isai, përpara disa ditësh mori zyrtarisht postin e drejtorit të Teatrit të Kukullave, duke zëvendësuar në post Monika Lubonjën. Pasi ka filluar zyrtarisht punën e re, Erionit i ka ardhur një dhuratë shumë e bukur nga dy femrat më të rëndësishme në jetën e tij.
Isai është I njohur në angazhim që ka pasur si aktor në emisionin e njohur të humorit “Portokalli”, por dhe në angazhimin në shfaqje të ndryshme teatrale. Zgjedhja e Isait ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, pas qëndrimeve të tij pro shembjes së Teatrit Kombëtar.
Drejtorit të teatrit i vijnë dhurata, por ja cila është më e veçanta …
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Erioni ka treguar se kjo dhuratë i ka ardhur nga gruaja dhe vajza e tij e vogël. Në këtë foto shfaqet një orë, brenda së cilës shkruan:
“Jeta është më e mirë me një drejtor teatri”.
“Surpriza më e bukur. I dua vajzat e mia”, ka shkruar Erioni përbri fotos, duke treguar se kjo surprizë e ka emocionuar pafund.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
06.06.2018