Drejtoria e Përgjithshme Detare jep alarmin/ Stuhi të fuqishme në det…
“Të hënën më datë 28 janar priten stuhi të fuqishme në det”.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.
Sipas saj, pritet që i gjithë bregdeti shqiptar të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20 m/s në drejtimin jug-perëndim, të cilat do të krijojnë dallgë 7-8 ballë.
Është kërkuar gjithashtu nga të gjithë subjektet detare, që të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Pergjithshme Detare informon Lundertaret dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e RSH dhe hapesiren detare, qe ne daten 28.01.2019 (diten e hene) bregdeti yne do te perfshihet nga erera me shpejtesi deri 20 m/s nga drejtimi Jug-JugPerendim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort.
Ju lutemi gjithe subjekteve qe operojne ne fushen e detarise te marrin masa per sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmerise se ekuipazhit ne mjete.