Natën e ndërrimit të viteve, duke përshëndetur dhe uruar të gjithë miqtë virtualë nga profile i tij në Twitter, Sokol Balla, konfirmoi lajmin se nuk do të jetë më pjesë e këtij ekrani. Zërat se Balla ishte parë në korridoret e Vizion Plus kishin filluar të zienin ditët e fundit të dhjetorit. Këtë fillimvit duket se gjithçka është konfirmuar. Që nga ky muaj, Balla do të jetë drejtor ekzekutiv në televizionin Vizion Plus.
Edhe këtu, ai do të ketë në varësi departamentin e informacionit.
Madje flitet se edhe do të drejtojë një program politik. Largimi i Ballës nga Top Channel erdhi vetëm pak ditë pasi u mësua shkarkimi i tij nga detyra e drejtorit të informacionit. Pas puntatës ku ai pati të ftuar ish-ministrin e Brendshëm në hetim, Saimir Tahiri.
Ndëkohë, në Top Channel, vendin e Sokol Ballës, atë të drejtorit të informacionit, por edhe moderatorit të Top Story, tashmë e ka zënë gazetari Endri Xhafo.
03.01.2018