Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet nga policia. Përdorimi i alkolit gjatë drejtimit të mjetit mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Një person drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet nga policia.
Çdo ditë shënohen arrestime të personave që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur. Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 42-vjeçarit. Në pranga ra shtetasi Ilir Spahiu, 42 vjeç, banues në fshatin Pirg. Arrestimi i tij u bë pasi, pranë fshatit Velitërnë, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur. 42-vjeçari u kap me mjetin tip “Benz”, me targë AA481 PT të cilën e drejtonte nën efektin e alkolit.

Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj