Jep dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë ish- kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë, z.Metush Saraçi.
Mësohet se gjyqtari ishte në listën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku do kalonte në sitë për pasurinë dhe anën profesionale.

Dorëheqja e Saraçit është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Nuk dihen shkaqet e largimit të tij nga detyra, por me këtë lëvizje Saraçi largohet edhe nga procesi i vetingut.
Sipas ligjit, në momentin që një gjyqtar jep dorëheqjen, presidenti vë në dijeni Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të cilit i kërkon ndërprerjen e vetingut.
Gjyqtari Metush Saraçi ishte kryetar i Gjykatës së Apelit deri në vitin 2011.
Gjithashtu themi që Saraçi është jo pak i përdorur.
Në vitin 2015 gjyqtari Metush Saraçi u hetua për korrupsion dhe deklarim të rremë të pasurisë së tij.
Në atë kohë Saraçi gënjeu duke thënë që kishte marrë kredi te avokatët e çështjeve. Në rastin konkret miku i tij Baftjar Rusi si një nga avokatët e shumicës doli dorëzanës nëpër Banka për disa kredi fiktive me qëllim pastrimin e parave të pista të Metush Saraçit.
Metush Saraçi dhe Baftjar Rusi rezultuan se kanë bashkëpunuar.
Leonora Sula
02.12.2018
Të ngjashme mund të lexoni:
Ngec në sitën e vettingut Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, ka fshehur pasurinë
Izet Haxhia: Të gjykohem nga gjykatës që kanë kaluar vettingun
Vettingu në politikë sjell në Tiranë një delegacion të Komisionit të Venecias