Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës / Qeveria i ka fondet, por Rama ua jep miqve
Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia do të zhvillojë një takim në QSUT me mjekët e dorëhequr të urgjencës.
Anëtari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë bëri një deklaratë për çështjen.
“Është tronditëse dorëheqja e mjekëve të Urgjencës së QSUT.
Kemi pasur gjithmonë probleme me sistemin shëndetësor, kemi patur mungesa dhe difekte.
Por kjo qeveri shkatërroi sistemin nga brenda.
Kërkesat e mjekëve të urgjencës janë të drejta.
Ata kërkojnë kushte normale pune, për të cilat qeveria i ka fondet, por ia jep miqve te Edi Ramës.
4 konçesionet e Edi Ramës në shëndetësi vlejnë 400 milionë euro.
Por mjekët nuk kanë pajisje, kanë paga të ulëta, janë të pavlerësuar.
Dorëheqja dhe eksodi janë dy alternativat e Edi Ramës për shëndetësinë.”
05.12.2017