Një vajzë ndërroi jetë në Brazil pasi kirurgu plastik i bëri një injeksion për t’i zmadhuar vithet. Dr. Denis Furtado, i njohur nga të gjithë si “Doktor Bumbum”, e bëri injeksionin mbi pacienten Lilian Calixto në shtëpinë e tij. Gjatë procedurës ajo u sëmur dhe ndërroi jetë.
45 vjeçari ka 650 mijë ndjekës në “Instagram”, është tepër i famshëm në Brazil.
Donte të zmadhonte të pasmet, doktori i famshëm e vret aksidentalisht…
Lilian Calixto ishte nën e dy fëmijëve. 46 vjeçarja e cila ishte e martuar dhe punonte në bankë, udhëtoi nga Cuiaba për në Brazilin qëndror për të zhvilluar operacionin.
Ajo kishte mbetur pa ndjenja dhe vdiq të dielën, herët në mëngjes. Sipas BBC ende nuk dihet e vërteta e saktë rreth vdekjes së saj. Gjykata ka nxjerrë urdhër për arrestimin e mjekut i cili duket se është arratisur.
E dashura e doktorit dyshohet të ketë marrë pjesë gjithashtu në procedurë.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
18.07.2018