Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

Ndodhesh nëKreu»KRYESORE»Donald Lu: “Politikanët kanë bërë krime të tmerrshme dhe i…

Donald Lu: “Politikanët kanë bërë krime të tmerrshme dhe i…

4 vite më parë Komento

Sipas ambasadorit amerikan Donald Lu, jo pak politikanë kanë bërë krime por që fatmirësisht i kanë shpëtuar drejtësisë gjithmonë. Duket se ky është një “lajm” i mirë për të gjithë ata njerëz të veshur me pushtet dhe që deri tani nuk u ka hyrë asnjë “gjemb” në këmbë!

Kanë kaluar disa orë nga deklarata e ambasadorit amerikan në Tiranë, e cila ishte vazhdë e qëndrimit të lartë amerikan, që u anonçua nga goja e një zyrtari përgjegjës të DASH-it për Ballkanin, siç është Hoyt Brian Yee, por komentet e palëve janë të ndryshme.

Të gjithë e mbështesin këtë deklaratë, por interpretimet i bëjnë sipas “midesë”.

Edi Rama, kryeministri i intepretoi si sinjal i qartë për të mos pasur gjueti shtrigash, por hetime. Opozita nga ana tjetër e në veçanti njerëzit e LSI-së, theksojnë se ambasadori i SHBA ka nënvizuar se asnjëri nuk është mbi ligjin.

Në fakt, Donald Lu i tha të dyja, që edhe asnjëri nuk duhet të jetë mbi ligjin, edhe që nuk duhet të ketë gjueti shtrigash, por deri tani askush nuk po merret me një nga frazat më të rëndësishme të deklaratës së njeriut të Uashingtonit në Tiranë, që tashmë nuk është thjesht një i zgjedhur nga senati, por i deleguari politik i administratës së Presidentit Donald Trump në Tiranë.

Fraza realisht ishte shumë dramatike:

“Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim”.

Edhe pse ka katër rrjeshta, ajo është shumë e fortë dhe mbart disa mesazhe njëherazi.

I pari – Në 27 vjet Shqipëria është përballur me problemin e turpshëm, ku politikanë si nga e majta, si nga e djathta kanë “kryer krime të tmerrshme”.

Është përcaktimi i parë, i dhënë në këtë mënyrë nga një ambasador, përfaqësues i shtetit më të fuqishëm në Botë, në mënyrën më zyrtare të mundshme.

Pra, për herë të pare, thuhet zyrtarisht nga SHBA se ajo e di që ka politikanë që kanë “kryer krime të tmerrshme”!

Për çdo qëmtues të politikës shqiptare, kjo frazë nuk thotë gjë tjetër, por një kërkesë e qartë, e prerë dhe zyrtare, që drejtësia shqiptare duhet të hetojë këta politikanë, që në të kaluarën kanë bërë këto krime.

Që do të thotë se nuk do të ketë thjesht një “skaner” të politikës së qeverisë së Edi Ramës në 4 vitet e fundit, por një “radiografi” të të gjithë qeverive, që do të përgjigjen një më një.

Pra, qeverive të Ylli Bufit, Vilson Ahmetit, Aleksandër Meksit, Bashkim Finos, Fatos Nanos, Pandeli Majkos, Ilir Metës dhe natyrisht Sali Berishës.

[metaslider id=184090]

Qeveritë e Ylli Bufit, Vilson Ahmetit dhe Bashkim Finos kanë qenë kalimtare dhe vendimet e tyre nuk kanë ndikuar për zhvillim, por për një periudhë kalimtare.
Pra në skaner do të kalojnë qeveritë e Fatos Nanos, Pandeli Majkos, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Por, nëse e studiojmë edhe më tej frazën e ambasadorit Donald Lu, do të shkojmë natyrisht te pjesa e dytë e saj; dramatike dhe e fortë gjithashtu.
Pra, ata që “…i kanë shpëtuar drejtësisë vazhdimisht”.
Nëse i bëjmë reçensë kësaj fraze, kemi të bëjmë me politikanë që janë hetuar, ose kanë nisur të hetohen por i kanë shpëtuar drejtësisë, gjykimit, apo vendimit të gjyqësorit pa u hetuar nga prokuroria e gjykuar nga gjykata.

Po kush janë këta politikanë?!
Le të marrim vetëm çështjet penale të hapura nga Prokuroria ndër vite.

I pari që u përball me drejtësinë ishte Fatos Nano, kryeministër në vetëm pak muaj në vitin 1991 që u akuza për “abuzime indirekte me dashje”.
Nano u arrestua me burg dhe pas dy vjetësh paraburgim te 313-a, u dënua me 4 vite burg.
Në vitin 1997, Nano u fal nga Sali Berisha dhe më pas mori pafajësinë nga gjykata, ku mori edhe dëmshpërblim.

Në qeverinë e parë të Aleksandër Meksit, të vetmen çështje ndaj qeveritarëve që hapi prokuroria ishte ajo e ashtuquajtura “Çështje e drurit të Arrës”, ku kërkoi heqjen e imunitetit të ministrit të Financave të asaj kohe, Genc Ruli dhe ministrit të Bujqësisë, Rexhep Uka.
Në atë kohë grupi parlamentar i PD-së e rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të hequr imunitetin, pra vetëm që të hetoheshin e jo më prangoseshin, pasi duhej leje tjetër në atë kohë.

Në vitin 1998, Prokuroria hapi çështje ndaj 5 ministrave të qeverisë së PD-së për çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe masave për të shtypur rebelimin e vitit 1997.
Çështja u mbyll më pas.
Më 16 shtator 1998, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme Parlamenti i heq imunitetin deputetit Sali Berisha, njëherësh ish-president dhe kryetar i opozitës në atë kohë.
Akuza ishte për grushtin e shtetit apo sulmin ndaj kryeministrisë në 14 shtator 1998. Çështja u mbyll më pas.

Në vitin 2002, Prokuroria hapi hetimin për ish-ministrin Dritan Prifti (i ndarë nga jeta kohët e fundit) për korrupsion. Çështja u mbyll.

Në vitin 2006, Prokuroria nisi një hetim me kërkesën e qeverisë ndaj ish-ministrave socialistë: Anastas Angjeli dhe Arben Malaj. Çështja u mbyll.

Në vitin 2008, Prokuroria e Përgjithshme nisi një hetim ndaj Fatmir Mediut për rastin e Gërdecit, ku si pasojë e shpërthimit të një fabrike demontimi municionesh vdiqën 26 veta. Nisi hetimi, Fatmir Mediut ju hoq imuniteti, madje pas një përplasjeje mes Jozefina Topallit dhe ish-kryeprokurores Ina Rama.

Por, pas zgjedhjeve të vitit 2009, Gjykata e Lartë e mbylli çështjen, pasi Fatmir Mediu kishte fituar imunitetin parlamentar dhe çështja u mbyll.
U hap hetimi për rrugën Durrës-Kukës, ku ministri i asaj kohe i Transporteve, Lulzim Basha, akuzohej për abuzim që arrinte shifrën e 220 milionë eurove.
Bashës ju hoq pushteti, madje edhe nisi gjykimi, por më pas çështja u mbyll pas kalimit të afateve të dosjes jashtë kufijve ligjorë.

Në janarin e vitit 2011, si pasojë e daljes së videos Meta-Prifti, Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit për deputetin Ilir Meta, ish-zv.kryeministër në atë kohë.
Çështja nuk u gjykua asnjëherë në themel, pasi Gjykata e Lartë vendosi të mos e marrë për bazë videoregjistrimin, duke pranuar raportin e tre ekspertëve shqiptarë që e quanin “të manipuluar”. Ndërkohë një ekspert amerikan e cilësoi videon si “të rregullt”.

Pas 21 janarit, ku përpara Kryeministrisë Forcat e Gardës vranë 4 qytetarë, Prokuroria nisi hetimet ndaj zinxhirit komandues të Gardës së Republikës. Policia nuk lejoi që të thirreshin në prokurori krerët e gardës dhe me një negocim të ambasadorit amerikan u vendos që gardistët të merren në pyetje nga prokurorët në selinë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Më në fund Prokuroria arreston komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, me akuzën se me pistoletën e tij janë qëlluar Ziver Veizi dhe Faik Myrto.
Paralel Prokuroria akuzoi zyrtarë të lartë të qeverisë, ndër ta edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë se ka fshirë serverin e Kryeministrisë ku ndodheshin të filmuar pamjet e kamerave të Gardës dhe Kryeministrisë. Po ashtu krerët e Gardës u hetuan për prishjen e provave të procesverbalit për pistoletën me të cilët ishin qëlluar qytetarët. Pistoletës ju ndërrua qyta, por FBI me prova balistike arriti të gjejë në mënyrë të saktë se kush ka qëlluar.
Por gjykata i liroi shumë shpejt të gjithë, duke arritur një vit më parë ku Gjykata e Lartë e mbylli çështjen pa fajtorë.

Në vitin 2014, kur Edi Rama u bë kryeministër, qeveria e tij dërgoi denoncime për Arben Malajn dhe Ridvan Boden, me akuzën që kanë abuzuar me fondet publike. Dosjet u mbyllën nga Prokuroria e Përgjithshme.

I vetmi zyrtar që është dënuar është Spiro Ksera, përkatësisht me 1 vit e 8 muaj burg, por që bëri shumë më pak. Ksera u dënua për vogëlsira krahasuar me dosjet e tjera.

Për zotin Ksera, nuk ishte kurrë bindja, si për publikun, ashtu edhe për ndërkombëtarët, të cilët prisnin një “peshk të madh”, por ai ishte vetëm një viktimë e një loje jo të ndershme politike.

26.10.2017
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata

4 vite më parë
admin
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Paloka-Ramës:Ke probleme me gjuhën, s’i kuptove Lu e Yee

Pasardhëse

Skandal/ Virgjëria del në shitje në “Facebook”, vajza nga…

Të Ngjashme

Mes lotësh dhe thirrjeve dëshpëruese vazhdon shëmbja e ndërtesave të Unazës

Kristina Cuko 3 vite më parë
Deputetja greke: Vrasja brutale,emigranti viktimë e racizmit.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 22 Qershor, Demi

Elda Bani 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com