Opozita, përkatësisht PD dhe LSI, kanë paditur në Prokurori, deputetët e Partisë Socialiste.
Padia e firmosur nga krerët e grupeve parlamentare, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe në Prokurorinë e Tiranës.
Në padi thuhet, se të gjithë deputetët e PS-së dhe funksionarët e Kuvendit të kanë shkelur Kushtetutën në lidhje me dekretin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Elona Tereziu
26.12.2018