Doktori i papërgjegjshëm infekton 33 pacientë me HIV pasi u ka injektuar të njëjtën shiringë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin indian të Bangarmaut.
Shkaku ishte se një mjek i pakualifikuar i injektoi disa prej tyre me një shiringë të infektuar.
Doktori i papërgjegjshëm infekton 33 pacientë me HIV
Në testet e HIV të realizuara në kampet të organizuara nga qeveria morën pjesë 566 persona nga të cilët 33 rezultuan me HIV.
Kampet u krijuan pas disa rasteve të dyshuara me HIV të zbuluara gjatë testeve rutinë në spitalet e rretheve në Bangarmau.
Ne i kërkuam pacientëve me HIV gjëra të ndryshme për të gjetur burimin e infeksionit.
I pyetëm këta pacientë nëse kishin përdorur shiringa të zakonshme.
Disa prej tyre thanë se kur shkuan në spital një mjek ka përdorur të njëjtën shiringë tek të gjithë pacientët.
Arun Pratap Singh, një zyrtar i policisë Bangarmau, tha se një dosje hetimore ishte hapur kundër mjekut të dyshuar.
Mjeku është identifikuar, ai është Rajendra Kumar, i cili është arratisur, raporton oranews.
Choudhary u shpreh se nuk ishte i sigurt se sa prej 33 rasteve ishin të lidhura me Kumarin.
Një hetim nga një komitet i qeverisë së shtetit po vazhdon.
www.lajm-shqip.com