Kryeministri Rama në një konferencë për shtyp, krahas vendimeve për kërkesat e studentëve foli edhe për çështjen e plagjiaturës në doktoraturë.
Ai pohoi se do të krijohet një arkivë dixhitale për të shmangur plagjiaturën.
“Raportet e vlerësimit të doktoraturave janë detyrë e universitetit. Do të krijohet një arkivë dixhitale për doktoraturat. Kontroll anti plagjiaturë si dhe kaloi projektligji që do të çelë konsultimin për kodin e sjelljes. Në konsultime mund të përfshihen të gjithë, do të jetë bazë e një procesi. Kërkesa e katërt rishikimi i doktoraturave, plagjiaturave.
Janë parë çudira, shkelje të procedurave, një profesor rekordmen me 40 doktorantë, mosrespoektimi i afateve kohore, janë dhënë doktoratura për tre muaj. S’ka raporte të verifikimit të plagjiaturave që janë detyrë e universitetit.
Është miratuar VKM për verifikimin e plagjiaturave, dhe konsultim publik për kodin e sjelljes për integritet në kërkimin shkencor, është një priojektligj që i jep mundësinë të gjithëve të përfshihen në konsultime publike për të krijuar më pas një arkiv digjital të doktoraturave pranë ministrisë.
Brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit, kërkuesit duhet të dorëzojnë kopje të punimeve, ministria do kryejë kontrollin digjital antiplagjiaturë me softëerin automatik dhe në momentin kur kontrolli jep rezultatet e veta, ministria ia përcjell institucioneve të arsimit të lartë.
Konkretisht qeveria dhe ministria do bëjnë procesin mekanik, ndërsa vendimi i takon Universitetit që brenda 90 ditëve njofton ministrinë për vendimin përfundimtar. Kodi i etikës është konform kodit europain të sjelljes për integritet në kërkimin shkencor”- u shpreh Rama.
Erjona Keta
26.12.2018