Dogana e Goricës, aty ku kontrabanda kalohet me një rryshfet. Skandali i produkteve ushqimore thellohet edhe më tej. Produkte kontrabandë futen nga Maqedonia drejt Shqipërisë.
Pa etiketën përkatëse dhe me mungesë të datës së skadencës janë produktet që tregëtohen në markete të ndryshme.
Konsumatorët janë në rrezik për jetën e tyre pasi konsumojnë ushqime të pakontrolluara.
Skandali u zbulua një ditë më parë në një market në qytetin e Korçës. Ndërsa të shumta janë denoncime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët blejnë produkte të skaduara.
Pika doganore e Goricës në zonën e Pustecit mbetet një ndër urat kryesorë të kontrabandës.
Me qindra produkte hyjnë në vendin tonë jashtë çdo standarti. Kontrolli dhe siguria janë zero. Mjafton një rryshfet për doganierët dhe kontrabanda është e frikshme.
Vazoja e reçelit e përzjerë me pendë është rasti i rëndë i zbuluar një ditë më parë. Sic shihet edhe në etiketë pa përkthimin shqip, duket qartë qe produkti është futur kontrabnadë. Shqipëria është koshi i mbledhjeve të mbeturinave të vendeve fqinje.
Ndërsa do vijojë të mbetet e tillë deri në funksionimin e plotë të institucioneve përkatëse.
Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit është thjeshtë një godinë fantazmë në Korçë. Kontrolli nga ana e saj është zero ndërsa inspektorët paguhen duke qëndruar në kafenetë e qytetit.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj