Djegia e makinës së 27 vjeçarit, ja video e zjarrit. Sasia e madhe e benzinës së hedhur mbi BMW e Everest Meçorapaj ka bërë që makina të digjet brenda pak minutash.
Lajm-shqip ka siguruar videon e momentit të djegies së makinës.
Siç duket dhe nga pamjet zjarri është i përqëndruar në pjesën e përparme të makinës.
Si pasojë e zjarrit, makina ka dalë totalisht jashtë përdorimit.
Dy ditë pas ngjarjes policia nuk ka ende asnjë autor. Policia ka mbledhur kamerat e bizneseve pranë shtëpisë së Meçorapaj por deri tani nuk ka asnjë autor të identifikuar.
BMW seria 7 kishte një vlerë më shumë se 7 mijë euro.
Djegia e makinës së 27 vjeçarit, ja video e zjarrit.
Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti