Divjakë/ Duke punuar me zetor shkakton akident me vdekje … Sot rreth orës 16:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi E.A, 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën e tij me mjetin bujqësor tip zetor, ka përplasur aksidentalisht djalin e tezes së tij shtetasin Xh.N, 14 vjeç. Shtetasi Xh.N ndërroi jetë në spitalin e Lushnjes.
Divjakë/ Duke punuar me zetor shkakton akident me vdekje …

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Është rasti i dytë në qarkun Fier brenda harkut një mujor. Ditë më parë një aksident i ngjashëm ndodhi në Levan-Fier.
Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj
29.06.2018