Divjakë, arrestohet 35 vjeçari për dhunë bashkëshortore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë një shtetas.
Divjakë, arrestohet 35 vjeçari për dhunë bashkëshortore
Ai është, Elton Bita, 35 vjeç, banues në Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan e tij.
Dhuna është ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.B, 34 vjeçe, në prezencë edhe të fëmijës së tyre të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”
Vladimir Muçaj
21.02.2018