Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati së bashku me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio. Ata zhvilluan një konferencë për shtyp.
Ditmir Bushati-Alberto Cutillio: Ne vijmë me një paketë të re për 2019-ën
Ata lajmëruan mbi dakordësinë e arritur së fundmi mes dy ministrive të jashtme mbi procedurën e heqjen e certifikimit të përkthimit nga ana e Ambasadës Italiane.
Ministri Bushati tha se pas Austrisë dhe Belgjikës, Italia është rasti i tretë i vendosjes së një praktike të tillë. Natyrisht që impakti është disa fish më i madh, duke qenë se një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali.
“Procedura e heqjes së certifikimit nga ana e tyre, hyn në fuqi më 1 janar 2019 dhe përbën lehtësim për shtetasit tanë.
Kjo konsiston si në shkurtim të afateve kohore, ashtu edhe të kostove financiare. Tanimë se ky proces, pra edhe certifikimi i përkthimit të dokumentit, tashmë do të përmbyllet pranë Sektorit të Legalizimit në MEPJ.
Ministri theksoi se kemi bërë për një numër të madh të shërbimeve konsullore që ofrohen sot për sot në mënyrë elektronike. Kjo, falë bashkëpunimit me qeverinë italiane.
Në këtë moment ne vijmë me një paketë të re për 2019-ën, në kuadër të vëmendjes sonë të shtuar ndaj qytetarëve shqiptarë. Ata të cilet jetojnë dhe kontribuojnë në Itali, por dhe si pjesë e reformës së shërbimit konsullor”.
Elsa Kepi
19.12.2018