Dita e Verës, sjell lëkundje tërmeti në qytetin e Librazhdit.
Dita e Verës, nuk ka sjellë vetëm lule në qytetin e Librazhdit. Disa lëkundje tërmeti, kanë prishur atmosferën festive. Qytetarët, të friksuar kanë dalë shpejt nga lokalet.

Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Epiqendra e tij, mësohet të ketë qenë në fshatin Kutërman, 15 kilometra në Veri të qytetit. Sipas sizmiologëve, ai ka shënuar 3.2 ballë. Ka zgjatur jo më shumë se 2-3 minuta. Vetëm toka është dridhur. Nuk ka patur as dëme materiale. Sidoqoftë, Librazhdasit, kanë rinisur festën duke harruar ate që ndodhi. Ndërkohë, atyre u është përcjellë edhe mesazhi I urimit, nga deputeti Taulant Balla.
Për Lajm-Shqip
Alfrida.Danushi
14.03.2018