Në ditën Botërore të Ushqimit ky do jetë edhe fokusi i aktiviteteve, ku tema e këtij viti do jetë: “Kooperativat e agrikulturës – çelës i ushqimit të botës”.
Oragizata për Ushqim dhe Agrikulturë e Kombeve të Bashkuara (FAO), thotë se kjo temë është zgjedhur për ta theksuar rolin e kooperativave, ose asociacioneve vullnetare të njerëzve, që punojnë së bashku për të mirën e tyre të përbashkët, në përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe në kontributin për çrrënjosjen e urisë.
Sipas raportit të fundit të OKB-së për uri, që është publikuar këtë muaj, afro 870 milionë njerëz në botë, ose një në tetë vetë, në periudhën 2010-2012, ka vuajtur nga mungesa kronike e ushqimit.
Sipas raportit, pjesa më e madhe e të uriturve, që janë afro 852 milionë, jetojnë në vendet në zhvillim, ndërsa 16 milionë njerëz, që nuk janë të ushqyer mirë, jetojnë në vendet e zhvilluara.
16.10.2012
Burimi: Balkanweb
Dita Botërore e Ushqimit: Ende ka uri dhe varfëri
Dita Botërore e Ushqimit: Ende ka uri dhe varfëri
Etiketime albanian news balkanweb bota dita boterore e ushqimit gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub.al lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqiptare lajme sot lajmeshqip lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmifundit uria varferia