Dishnicë vjedhin kasafortën e biznesit. Zhduken hajdutët…
Vjedhjet nuk kanë të ndalur në Korçë.
Një tjetër biznes është vjedhur në fshatin Dishnicë të rrethit të Korçës.
Burime pranë vendit të ngjarjes thonë se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një biznes.
Hajdutët kanë hyrë në ambjentet e brendshme të një fabrikë të prodhimit të bojrave në pronësi të shtetasit A.M, 47 vjeç.
Hajdutët kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ndodhej një shumë e konsiderueshme lekësh.
Dishnicë vjedhin kasafortën e biznesit, zhduken hajdutët
Ndonëse fabrika ruhej me roje private duket se kjo nuk i ka shqetësuar aspak hajdutët. Pasi kanë hapur kasafortën hajdutët kanë marrë një shumë të konsiderushme parash dhe janë larguar.
Ndërkaq roja i fabrikës ka deklaruar se nuk kishte parë njeri gjatë orëve të natës.
Ndërsa mësohet se vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për lajm-shqip:
Ledjona Xheladinaj
04.03.2018