Disa peshkatë amatorë janë shokuar pasi kanë nxjerrë nga uji një krijesë të pazakontë nga deti. Ngjarja ka ndodhur në liqenin Bull Shoals, Wilson. Peshkatarët besonin se kishin kapur një gjarpër të madh, pasi të paktën kështu shihej nga lart”.
Disa peshkatarë janë shokuar pasi kanë nxjerrë nga uji një krijesë të pazakontë
“Liqeni është shumë i pastër dhe mund ta shihje nga lart”, kujton Wilson, duke shtuar se: “Dukej tamam si gjarpër…”

Por shumë shpejt, çifti kuptoi se krijesa nuk ishte gjarpër, por një ngjalë. Një ngjalë amerikane, e para që kishin parë ndonjëherë në jetë. Kur shkuan në shtëpi, një fqinj i tyre peshkatar vendosi ta peshonte. Ajo peshonte 16.2 kilogramë dhe ishte 1.8 metër e gjatë. Pasi kontrolluan për ngjalën më të madhe të këtij lloji, çifti zbuloi se kishin thyer rekordin me 208 gramë më shumë.
Ata kontaktuan me autoritetet përkatëse në Arkansas dhe dy biologë peshqish erdhën për të parë nga afër ngjalën. Këta të fundit verifikuan peshën e saj. Biologu Cody Wyatt tha se kjo ngjalë do të mbajë tashmë rekordin e ri për zonën e Arkansas. Ai u shpreh se gjatë gjithë karrierës së tij nuk kishte parë një të tillë kaq të madhe dhe se kjo ishte e para që kapej në ujërat e liqenit Bull Shoals
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
09.07.2018