Jeni person supersticioz? I shmangeni maces së zezë? E konsideroni ditën e martë, apo datën 13 ters? Apo jeni të çliruar nga këto gjëra dhe nuk mendoni fare për to.
Në botë ka mjaft njerëz supersticiozë. Vende të ndryshme kanë edhe supersticione të ndryshme.
Në Kinë numri 4 sjell ters. Ekziston dhe një fobi lidhur me këtë e quajtur: tetrafobi, frikë nga numri 4.
Në gjuhën kineze thënia e këtij numri shpesh herë është po aq e vështirë sa fjala vdekje.
Në Spanjë, dita e martë është e mallkuar. Nuk duhet të nisesh në ndonjë udhëtim, as të martohesh në këtë ditë.
Në Finlandë nuk duhet t’i vrasësh merimangat. Pasi e bën këtë gjë, sipas një besimi të lashtë, të nesërmen do të fillojnë shirat.
Në Uruguai nuk duhet t’i tregosh ëndrrat. Në Amerikën e Jugut njerëzit i besojnë shumë supersticioneve. Nëse shihni një ëndërr të keqe, nuk duhet ta tregoni atë përpara se të kalojë mëngjesi, sepse mund të realizohet.

Në Indi, duhet të bëni kujdes kur planifikoni të shkoni tek parukierja. E enjtja dhe e shtuna, të cilat janë ditë kur nuk duhet të lahesh, janë ters. Gjithashtu nuk duhet t’i prisni thonjtë të martën ose të shtunën, as natën.
Këto janë disa nga supersticionet më të çuditshme të botës…
Në Meksikë duhet të bëni kujdes me fshesën. Po ju preku këmbët, ka mundësi të mbeteni beqarë. Nëse e mbani pas derës, mban larg armiqtë.
Në Shtetet e Bashkuara ekziston frika nga magjistarët.
Ne Vermont për shembull edhe sot ka “dritare magjistarësh” që nuk i lejojnë ato të futen brenda.
Në Suedi ekziston supersticioni i prekjes së pusetave. Të gjithë shohin me kujdes ku i hedhin këmbët pasi nëse ajo ka shkronjën “A” do ju sjelle vuajtje, ndërkohë që nëse ka shkronjën “K” do sjellë lumturi, dashuri dhe begati.
Në Senegal nuk flitet për pushimet e planifikuara sepse mendohet se kjo gjë bën që ato të mos shkojnë mirë.
Në Japoni bëhet kujdes më mbajtjen e shkopinjve për të ngrënë. Nëse kur konsumoni oriz e vendosni shkopin vertikalisht kjo ndjell vdekjen. Nga ana tjetër nuk duhet as ta drejtosh shkopin e ngrënies nga dikush sepse i sjell fat të keq.
Në Holandë ndalohet të këndosh gjatë ngrënies. Legjendat tregojnë se kjo ndjell Luciferin të ulet në tavolinë.
Në Bullgari zogjtë janë miqtë më të mirë e glasat e tyre sjellin fat. Në fakt kjo gjë vlen edhe për vendin tonë.
Në Francë duhet parë ku i hedh këmbët. Nëse padashje shkelet me këmbën e djathtë jashtëqitja e qenit, kjo gjë sjell ters, ndërkohë që nëse e shkelni me të majtën, pavarësisht aromës së keqe, kjo gjë sjell fat.
Në Egjipt duhet të kihet kujdes me gërshërët. Nuk duhen hapur e mbylluar pa arsye dhe as nuk duhet luajtur me to.
Nëse i lini hapur, mendohet se mund t’iu ndodhë një fatkeqësi apo të çmendeni.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
19.04.2018