Dimë të hamë apo të ushqehemi? Ja çfarë zbulon gazetarja…
Dimë të hamë apo të ushqehemi? Ja çfarë zbulon gazetarja… Skandalet ushqimore në këtë vend nuk kanë kufinj. Kontrolli nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është pothuajse zero.

Produkte ushqimore të skaduara tregëtohen në çdo dyqan të mundshëm. Askush nuk ushtron kontrolle për datën e skadencës apo kushtet ku ato prodhohen. Skandali i radhës është shënuar në një market në lagjen 4 të qytetit. Një vazo reçel i blerë në një prej marketeve ka tmerruar qytetarin konsumator. Pagoi reçelin, por brenda saj gjeti pendë zogu. Ky është një skandal i vërtetë i produkteve ushqimore. Shëndeti i konsumatorëve është në rrezik të madh pasi askush nuk di cfarë konsumon. Nuk kemi parë, dëgjuar apo raportuar ndonjë rast. Kur ndonjë subjekti ushqimor t’i ketë shkuar emri në gjykatë. Rasti i freskët është zbuluar nga gazetarja e Korçës Lediona Xheladinaj.
Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj
23.03.2018