• Lezhë, digjet makina e shoferit të kryebashkiakut
• Digjet një makinë pranë Gjykatës në Vlorë
Digjet makina e kreut të Task-Forcës
Makina e kreut të Task-Forcës së OSHEE-së Artur Saraçi është djegur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, më konkretisht në lagjen ‘Perash’.
Në flakë ka shpërthyer automjeti i Artur Saraçit, shef i task forcës në OSHEE-në e Shkodrës.
Me lajmërimin e incidentit, zjarrfikëset kanë shuar flakët në makinën e tij, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Pista kryesore është ajo e zjarrvënies për shkak të detyrës edhe pse vetë Artur Saraçi ka deklaruar përpara hetuesve se nuk ka ndonjë konflikt të hapur me persona të tjerë.
Dyshimet janë se makinës i është vënë zjarri në mënyrë të qëllimshme.
Policia është duke bërë hetimet pikërisht në këtë pistë. Saraçi është shprehur në policia se nuk kishte asnjë konflikt.
Policia po heton pikërisht djegien e makinës për shkak të detyrës.
Burimi: Syri.net