Gjatë natës në qytetin e Durrësit janë djegur dy automjete.
Mjetet e djegura janë të llojit “Benz”, përkatësisht me targa AA 432 PL dhe mjeti tjetër me targa AA 581 JJ.
Digjen dy automjete në qytetin e Durrësit

Automjetet ishin parkuar në dy vende të ndryshme në afërsi të stadiumit ‘Niko Dovana’.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.
Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme.
Sara Mustafa
11.11.2018