Prej disa orësh në fshatin Treblovë është duke përparuar një vatër zjarri e cila deri tani ka djegur më shumë se 400 rrënjë ullinj shekullorë.
Të ngjashme mund të lexoni:
• Zjarr në Sarandë pranë zonës së plazhit
• Nis prerja e pyjeve për zjarr…
• Zjarr në një banesë në Lezhë, një i vdekur
Shkak për zjarrin e rrënjëve me ullinj është bërë një banor i fshatit.
Ai ka qënë duke djegur mbeturina në tokën e tij. Shkëndijat e zjarrit kanë bërë që të prekin ullishten.
Dëmi i shkaktuar është kolosal ndërkohë që është bërë shoqërimi në polici i të moshuarit që ka shkaktuar zjarrin.
Sipas forcave zjarrfikëse, është e pamundur shuarja e zjarrit për shkak të mungesës së terrenit për të kaluar makina e tyre.
04.11.2017
Për Lajm-Shqip
E.M