Bashkëpunimi mes Alban Skënderajt dhe Miriam Canit u pëlqye menjëherë nga publiku. Çifti krijoi një këngë shumë të veçantë, ” Dhurata “.
‘ Dhurata ‘ erdhi si dedikim për vogëlushen e tyre, Ameli.
Çifti ka menduar edhe një surprizë tjetër për fansat e tyre. Nëpërmjet një statusi në Instagram ata kanë lajmëruar se për Krishtlindje do të sjellin versionin anglisht të së njëjtës këngë.
“Më datë 25.12 publikohet “More than a Song” versioni anglisht i këngës “Dhurata”. Kjo ndjenjë nuk njeh gjuhë e as kufij. Ndaj në këto ditë festash duam ta ndajmë këtë këngë me çdo prind e femijë kudo në botë,”-përfundon Cani në rrjete sociale.
15.12.2017