Për shumë vite bashkë në Top Media, Eno dhe Ledioni ia kanë mësuar shijet njëri-tjetrit. Dëshirat, stilet e veshjeve dhe, pa dyshim, edhe gjërat që u mungojnë. Tani që edhe Eno është bërë pjesë e grupit të baballarëve të Top-it, me siguri do të zbulojë rrugës edhe shijet prej babai të ri. Ndërkohë, dhurata e tij për Ledionin është mëse e gjetur.
Të ngjashme mund të lexoni:
Ledioni ka disa aksesorë specifikë nga të cilët nuk heq dorë. Ndaj edhe në raste festash, ua bën punën më të lehtë miqve. Stili i moderatorit të njohur të Top-it nuk ka ndryshuar shumë me kohën. Pavarësisht statusit.
Kapelja është një ndër aksesorët që ia shohim shpesh. Ndaj edhe sa herë zgjedh të mbajë një të tillë, Ledioni i shton gjithmonë e më shumë stil pamjes.
Këtë ia ka kuptuar edhe Eno (tani edhe partnerja e tij, Atena).
Këtë Krishtlindje, megjithëse me vonesë, çifti i kanë dhuruar pikërisht një kapelë dhe (nëse nuk gabohemi nga kjo foto) një palë doreza ngjyrë gri. Ledioni ka postuar një foto të dhuratës dhe mesazhin e Enos në Insta Story. Duke i uruar Krishtlindjet, Eno dhe Atena e këshillojnë Ledionin që kapelën ta veshë me pallton e Rita Orës.
Nuk dihet nëse marka e kësaj dhurate është e njëjtë me atë të palltos së Ritës. Apo nëse miqtë bëjnë humor me ndonjë “kod” të veçantë pas këtij mesazhi. Por ajo që duket prej këndej është që Ledioni është i lumtur për këtë dhuratë. Kapelën e ka në masë dhe, pa dyshim, në stilin e tij. Vonesa njëditëshe është plotësisht e justifikuar.
26.12.2017