Policia e komisariatit nr3 në Tiranë ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale D.P, 50 vjeçar.
Uniformat blu bëjnë më dije se 50 vjeçari, ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij policia ka gjetur një armë zjarri të tipit pistoletë dhe 21 fishekë.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
50 vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,
të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.
Visar Quni
20.02.2019