Pronari i agjensisë së sigurimeve është dhunuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Altin Kaçaj 42 vjeç nga qyteti i Vlorës ka qënë duke hyrë në zyrën e tij në afërsi të portit.
Dy persona me një leva në dorë e kanë goditur disa herë dhe janë larguar me vrap.
Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka mbërritur në vëndgjarje.
Ajo ka shoqëruar disa persona të dyshuar. Vet Kaçaj i pyetur në polici dhe në intervistë i ka adresuar akuzat të një prej prokurorve të Vlorës.
Dhunohet pronari i agjensisë së sigurimeve, ja kë ka akuzuar.
Ai e ka akuzuar prokurorin dhe më parë.
Ndërkohë që policia ka mbledhur të gjitha kamerat për të identifikuar personat që e kanë goditur. Kaçaj pak kohë më parë ka akuzuar të njëjtin prokuror në një emision investigativ.

Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti