Burime thonë se edukatorja është dhunuar barbarisht nga drejtoresha e kopshtit Laureta Asllani, në Korçë.
Burime thonë se edukatorja pasi ka marrë mjekimin në spital ka shkuar në polici.
Ajo po bën kallëzimin në lidhje me rastin në fjalë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve, ku Suzana Braimllari është dhunuar nga drejtoresha. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimet nga policia thonë se sherri midis edukatores dhe drejtoreshës ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia:
E dëmtuara ka pohuar se është dhunuar nga drejtoresha. Sipas edukatores sherri ka nisur pasi drejtoresha pretendonte se një prej prindërve ishte ankuar për sjellljen e edukatores.
Unë nuk kam patur probleme asnjëherë me femijët. Punoj prej vitesh si edukatore, është shprehur ajo.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj