Dhuna dhe kaosi kanë mbizotëruar në qytetin e Stockholm deri në orët e para të ditës së hënë. Tifozët u përplasën mes tyre pas një ndeshje futbolli duke ekspozuar edhe planin e dobët të policisë suedeze e cila u tregua jo shumë e përgatitur.
Disa persona u dërguan në spital për shkak se kishin marrë plagë serioze, ndërsa disa të tjerë u arrestuan prej forcave të rendit.
Dhunë nga ana e tifozerisë në stadiumin e Stockholm. Plagosje dhe arrestime të tifozëve.

Hammarby dhe Djugarden janë rivalë të hershëm në futbollin suedez. Ato u përballën mes tyre në “Tele2Arena”, aty ku nisën përplasjet të cilat vijuan më pas edhe jashtë.
Dy persona u arrestuan për agresion gjithashtu dhe për ndezje të fishekzjarrëve në zona publike. Një tjetër u ndalua për agresion ndaj policisë.
Edhe fundjavën e kaluar u regjistruan incidente të ngjashme në futbollin suedez. Pas një ndeshjeje mes AIK të Solnës dhe Goteborgut. Prej këtij incidenti mbetën të plagosur 6 tifozë.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
01.05.2018