Policia e Korçës ka marrë masa të rrepta përsa i përket kontrolleve në qytet por jo vetëm. Përdorimi i pijeve alkolike është një ndër shkaqet kryesore. Ndërsa nuk mbeten pas xhamat e zinj, mungesa e dokumentacioneve etj. Dhjetra forca policie janë përqëndruar në pikat kyçe të qytetit.
Dhjetra patrulla të policisë në Korçë, çfarë po ndodh?
Askush nuk i shpëton kontrollit nga patrullat rrugore. Përgjatë muajve te fundit janë arrestuar dhjetra drejtues nën efektin e alkolit. Burime nga policia bëjnë me dije se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim. Toleranca për personat që shkelin rregullat do të jetë zero.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj