Duket se fëmijët , përjetojnë më bukur dhe ndjeshëm ndryshimin.
Një vogëlush nga Tirana, i ka nisur një letër kërshërie e mbresëlënëse moshatarit të tij në Elbasan. I ka mbetur në mendje pamja e qytetit të Elbasanit.
Ka ikur duke “fotografuar” në mendje dhe imagjinatë ndryshimet e mëdha në këtë qytet. Rrugë të gjëra dhe të shtruara.
Trotuare gjithashtu. Mjedise shlodhëse kudo. Për të gjitha moshat dhe kategoritë. Kënde lojrash për fëmijë, po ashtu.
Lulishte në qendër dhe perfieri të qytetit. Mbi të gjitha rregulli dhe pastërtia.
Një dhjetëvjeçar i kryeqytetit dashuron Elbasanin e rilindur
Njerëz të butë dhe punëtorë. Ja, për të gjitha këto, djali dhjetëvjeçar i shkruan bashkëmoshatarit të tij.

Jo, se këto mungojnë në kryeqytet, por atij i kanë bërë përshtypje edhe në një vizitë në Elbasan.
Madje, ai shkruan edhe për gatimet tradicionale të Elbasanit. E pyet për byrekët , pse i ka shijuar ato në këtë qytet.
E pyet edhe për simiten me bugaçe. Aq e Shijshme ! Vetëm në këtë qytet gatuhet dhe shërbehet. Letra e tij, nis me një pyetje shumë domethënëse.

–“Si ju shkojnë pjnët në Bashkinë e Elbasanit”?! Ai është i vogël, por pyetja është përtej moshës së tij. Pra, interesohet si të mëdhenjtë për halle e shqetësime.
Më pas shkruan për impresionet nga ky qytet.Elbasani ka ndryshuar për mirë.
Alfrida Danushi
23.01.2018