Policia e Bangladeshit ka thënë se së paku dhjetë vetë janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur.
Masakër në Bangladesh, dhjetë të vdekur.
Kjo masakër ka ardhur si pasojë e rrëmujës që u shkaktua nga rituali për nder të kryebashkiakut.
Kryebashkiaku popullor vdiq javën e kaluar.
Rreth 8,000 vetë ishin brenda dhe jashtë qendres së bashkisë.
Rituali u mbajt të në qytetin port të Chittagong.
Shumë veta po shtyheshin të futeshin brenda, raporton oranews.
Rituali u zhvillua në 11 vende për Mohiuddin Chowdhury, kryebashkiaku i dytë i qytetit më të madh të Bangladeshit.
Kryebashkiaku është një udhëheqës i lartë i partisë qeverisëse të vendit, Ligës Awami.
Rituali mbahet tri ditë pas vdekjes së një muslimani për të kërkuar shpëtimin e shpirtit të larguar.
www.lajm-shqip.com