Dhimbje për familjen Xhika. Humb jetën 20 vjeçari.
Familja Xhika, në Mollas të zonës së Cërrikut mes zisë dhe lotëve.
Djali i tyre 20 vjeçar humb jetën në mënyrë tragjike.
Sipas burimeve policore, më datë 15.02.2018 në aksin rrugor Cërrik-Mollas, ka ndodhur një aksident me pasoja për jetën.
Dhimbje për familjen, Xhika, humb jetën 20 vjeçari
I njëjti burim konfirmon, se A.Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, ka humbur jetën në aksident.
20 vjeçari, duke drejtuar mjetin me targa AA 931 HR, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kollonë betoni të një muri rrethues.
Për pasojë, ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Këto radhë, më tepër se për informacion, le të shërbëjnë nga ana njerëzore edhe si ngushëllim.
Alfrida Danushi
16.02.2018