Devoll arrestohet 53 vjeçari pasi kishte konsumuar alkool.
Përdorimi i pijeve alkolike në drejtimin e automjeteve vijon të mbetet një problem serioz në qarkun e Korçës.
Dhjetra raste shënohen çdo ditë ku policia arreston persona të papërgjegjshëm.
Nën efektin e alkoolit disa persona drejtojnë automjetin duke u bërë shkaktar të aksidenteve.
Devoll arrestohet 53 vjeçari pasi kishte konsumuar alkool.
Ndonëse kryhen arrestime kjo nuk jep asnjë efekt. Masat duhet të jenë të rrepta për te ndalur këtë fenomen shqetësues.
Një rast tjetër i përdorimit të alkoolit është shënuar në Devoll. Kanë qënë Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Devoll, të cilët bënë kapjen dhe arrestimin e një 53 vjeçari. Sipas burimeve mësohet se u arrestua Gëzim Kalaja, 53 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 19.02.2018, në Bilisht ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mercedes-Benz” me targë 04-330-BA.
Ledjona Xheladinaj
20.02.2018