Tragetet e linjës Bari–Durrës do të mbërrijnë sot paradite me 2-3 orë vonesë, për shkak të motit të keq dhe nisjes së vonuar nga porti i Italisë jugore.
Në Qendrën e Informacionit në APD, mësohet se trageti “Rigel II” pritet të mbërrijë në Durrës rreth orës 10.00 paradite.
Vonohen tragetet, shkak moti i keq.
Ndërsa një orë më vonë parashikohet mbërritja e tragetit “AF Francesca”.
Që nga 20 dhjetori në linjën Bari–Durrës dhe Ankona–Durrës dhe kthim funksionojnë 6 tragete.
Kjo si pasojë e fluksit në rritje të udhëtarëve dhe automjeteve për festat e fundvitit.
Ndërkohë në kalatën 1 të portit, reshjet e mëngjesit kanë penguar fillimin e përpunimit të anijes “NS Dante” me 2203 ton grurë.
Aktualisht gjiri detar i Durrësit është përfshirë nga reshjet dhe era me drejtim nga jug-juglindja dhe me shpejtësi deri në 24 km/orë.
Që nga fillimi i muajit moti i keq ka shkaktuar disa herë vonesa të trageteve dhe ndërprerje të përpunimit të anijeve me mallra.
Për lajm-shqip
Silvi Feimi