Era e fortë dhe deti i dallgëzuar ka sjellë serish pezullim të punës nga kapiteneria e Durrësit dhe e Vlorës.
Të ngjashme mund të lexoni:
Kapiteneria e portit ka urdhëruar ndalimin e lundrimit të anijeve tregëtare të tonazhit të ulet dhe mesëm.
Edhe nga dispeceria është marrë e njëjta masë për anijet e peshkimit.
Asnjë mjet lundrues i këtij sektori nuk është lejuar të dalë në det për gjueti për shkak të detit të dallgëzuar.
Forca e detit arrin deti në 5 ball.
Pezullim të përkohshëm të punes ka dhe në sektorin e ngarkim shkarkimit dhe përpunimit të mallrave.
Të vetmet që nuk kanë hasur probleme për shkak të motit të paqëndrueshëm janë anijet e mëdha tregëtare dhe tragetet.
Ato vijojnë lundrimin në bazë të planifikimit ditor.
Edhe në Vlorë është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit.
Kapiteneria ka urdhëruar të gjitha anijet e peshkimit të ankorohen në vendstrehime të sigurta.
Trageti Brindisi-Vlorë është nisur me vonesë dhe pritet të ankorohet rreth orës 14:00, raporton oranews.
www.lajme-shqip.com