Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e Ariela Muratit, e cila u vra nga 23-vjeçari Aldison Belulaj, të tjera detaje kanë dalë në dritë.
Burimet thanë se ata kanë qenë të lidhur prej 4 vitesh.
Mësohet se dy të rinjtë ishin ndarë para dy muajsh, pikërisht në nëntor të 2017-ës dhe se Ariela përpara 10 ditësh kishte ndërruar numrin e celularit.
Arielën ditën e ngjarjes e kanë kapur tre plumba, në kokë, këmbë dhe dorë.
Dëshmitë: Fjala e fundit që Ariela i tha Aldisonit përpara se ai ta vriste
Nga sa mësohet, kohët e fundit Ariela po shoqërohej me një djalë tjetër dhe Alsidoni ishte në dijeni. E kjo dyshohet, se ka çuar të ndërmarrë veprimin tragjik, vrasjen e 21-vjeçares.
Mësohet se studentja Ariela Murati ka bërtitur ‘Mos më vrit’, duke iu përgjëruar Aldisonit. Kaq është dëgjuar, pasi motra dhe kushërira janë distancuar nga debati që ka pasur vajza me 23-vjeçarin.
Pas krimit, Belulaj ka tentuar vetëvrasjen dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.
Një ditë më parë Muratit iu dha lamtumira e fundit në Zharrëz të Fierit, shkruan syri.net.
Ndërsa sot studentët e Drejtësisë zhvilluan një marshim homazh dhe ndezën qirinj dhe vendosën lule në vendin ku 21-vjeçarja u vra nga ish-i dashuri.
23.01.2018