Zbardhet dëshmia tronditëse e djalit nga dibra, i cili sapo mbriti nga Anglia në shtëpi, vrau prindërit: Gjithsesi, Ekzekutori i prindërve, duke se ka kaluar në ‘delir’, kur thotë se: ‘Nuk kam vrarë as nënë, as babë…
Dëshmia/Ekzekutori i prindërve në ‘delir’: ‘Nuk kam vrarë as nënë, as babë’…
Djali siç duket, akoma nuk ka perceptuar se çfarë ka bërë. Ai është në kushte të rënduar psikologjike dhe duke folur përçarët. Në dëshminë e tij, 26-vjeçari Qemal Sela është shprehur i bindur se nuk kishte vrarë dy prindërit e tij. Megjithatë, kjo deklaratë krijon dyshimet se ai vuan nga çrregullime të theksuara psikologjike. Mësohet se i riu vuante prej kohësh nga depresioni. Ndërsa para se të deportohej nga Anglia, kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital psikiatrik.
Këtë e vërteton dhe shoku i tij, aktualisht azilkërkues në Angli, Ermir Rryçi nga Kruja. Rryçi tha se e njihte Qemalin që kur ishte transferuar në kampin e Hammer Sword në Londër. Kjo ka ndodhur tre muaj më parë. Sipas tij kur e kishte takuar Qemalin në fillim ishte një person normal, por pas izolimit që i bënë ai ndryshoi. Ja çfarë tha Rryçi: “E takova tre ditë më parë dhe më tha se donte të shkonte në Shqipëri, të takonte prindërit dhe më pas do të rikthehej. Nuk e pashë shumë normal, dukej i shqetësuar, dicka i kishte ndodhur, ndoshta nuk e ka përballuar dot mendërisht izolimin.
Gjithsesi, pasi ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e tij, pas një mungese të gjatë, pasi kishte 5 vite që jetonte si emigrantë ilegal .në Angli, i riu kreu sot aktin makabër, duke vrarë Flamur dhe Zeqimete Selën.. Menjherë pas krimit autori u arrestua nga policia.
Leonard Xhelili
08.06.2018