Fredie Blom e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës si një punëtor, në një fermë dhe në industrinë e ndërtimit, në aparteidin e Afrikës së Jugut, por ai së shpejti do të njihet si njeriu më i vjetër në botë, raporton Mohammed Allie për BBC nga Cape Town.
Megjithëse hoqi dorë nga duhani shumë vite më parë, ai është ende një duhanpirës i rregullt.
Dëshira e fundit e njeriut më të vjetër, ka hequr dorë nga shumë gjëra, por …

“Çdo ditë unë ende pi dy deri në tre “pilula”, një zhargon lokal ky për cigaret që kanë një gjatësi sa një gazetë. “Përdor duhanin tim, jo cigare të blera”.
“Dëshira për të pirë duhan është aq e fortë. Ndonjëherë i them vetes që unë do të ndaloj, por është thjesht një gënjeshtër që i them vetes. Ma kërkon trupi. Unë fajësoj djallin për këtë, sepse ai është kaq i fortë”, thotë ai me një ngërdheshje.
Ish punëtori i fermës, i cili mbushi 114 vjeç më 8 Maj, thuhet të jetë personi më i vjetër ende gjallë, edhe pse kjo duhet të verifikohet nga Rekordet Botërore Guinness.
Titulli u mbajt për herë të fundit nga një grua xhamajkane, Violet Moss-Brown, deri më 15 shtator 2017 kur ajo vdiq në moshën 117-vjeçare.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
12.08.2018