Përpos flokëve me volum, çka dallon më së shumti tek Markle është edhe lëkura e shndrritshme dhe e kuruar. Meghan ka theksuar se bukuria, është fryti i punës nga dermatologia e saj. Për mollëzat e mirëformuara, të dallushme sidomos gjatë buzëqeshjes. Nichola Joss ka zbuluar këshillat që i ka dhënë aktores para ditës së madhe me Princ Harry-n.
Të ngjashme mund të lexoni:
“Nëse keni një lëkurë problematike ose me predispozita për formimin e herë pas hershëm të akneve, atëherë është realisht e nevojshme që të nisni një rutinë të rregullt kujdesi. Sidomos kur jeni pesë muaj para ditës së dasmës”, ka treguar fillimisht Joss.
Dermatologia treon se nevojitet masazh i përditshëm i fytyrës.
Kjo ndihmon jo vetëm në eleminimin e tensionit të lëkurës, por gjithashtu rinovon edhe qelizat e vdekura. “Sa për metodat korrektuese apo me lazer, nuk janë të rekomandueshme. Sidomos nëse po afron data e dasmës. Dëmet apo irritimet e paparashikuara shpesh mund të shkaktojnë pasoja të pakthyeshme pas.” Ajo ka rekomanduar kryesisht masazhin me vajin e posaçëm të fytyrës. Për një lëkurë po aq të mahnitshme si të Meghan Markle. Epo, nuk është e vështirë, apo jo?
09.01.2018