Protesta e opozitës sot ka shënuar edhe incdientet e para. Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka dalë përpara mediave dhe ka deklaruar se është gjakosur pas një konfrontimi me policinë. Më herët kamerat kishin filmuar një vajzë të shtrirë mes turmës, ndërsa dëgjoheshin thirrjet e saj për ndihmë.
Deputetja ka pohuar se vajza është lënduar nga policia.
Ajo ka akuzuar policinë për dhunë dhe se ishte në shërbim të bandave dhe krimit, më kanë tërhequr zvarrë tha ajo.
Sipas Kërpacit, nuk mund të zgjidhet një kryeprokuror i lidhur me krimin.
www.lajm-shqip.com