Milot-Rinas: Deputeti socialist Pjerin Ndreu, sulmon Policinë e Shtetit…! Deputeti socialist Pjerin Ndreu pasi po kthehej nga Kisha e Laçi, me destinacion Tiranën, ka ngelur në trafik në aksin rrugor Milot-Rinas,
Milot-Rinas: Deputeti socialist Pjerin Ndreu, sulmon Policinë e Shtetit…!

Gjatë kohës së gjatë të pritjes, dhe i irrituar tej mase, Ndreu ka hapur Facebook-un, dhe ka sulmuar policinë e Shtetit. Ndreu, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, thotë se kishte kohë që nuk kishte parë trafik të tillë….Ai e ka quajtur këtë ndodhi, si të papranueshme këtë situatë. Ja çfarë shkruan Ndreu në postimin e tij:
Nje super kaos ne trafik, Milot-Mamurras- Fushe Kruje deri ne Rinas. Me duket se 1 maji paska qene pushim per policet qe rralle shihej ndonje. Kete rromuje se kam pare kurre sa mbaj mend as ne pikun e pushimeve ! Se di ca ju kushton 3-4 komisariateve te policise te zbarkojne me forca per te neutralizu situaten ?! E papranueshme dhe e papergjegjshme kjo situate !
Kështu e mbyll shkrimin e tij, në FB, Deputeti socialist Pjerin Ndreu.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili