Deputeti i Parlamentit të Zvicrës nga SVP, Andreas Glarner ka shtypur me makinë, në oborrin e kompanisë së tij në Oberwil-Liel një djalë 13 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur të enjten e javës së kaluar por është bërë publike vetëm dje. Djaloshi, për të cilin mediet zvicerane e theksojnë se është “i besimit mysliman”, ka pësuar lëndime të lehta.
Deputeti i Parlamentit të Zvicrës është përfshirë në një aksident me makinë.
Sipas njoftimit të policisë, një nxënës 13 vjeçar kishte vrapuar nga shkolla në drejtim të vend ndalesës së autobusëve. Një makinë që po afrohej e ka prekur 13-vjeçarin, i cili pastaj është dërguar në spital. Është konstatuar se ai ka pësuar gërvishtje dhe prerje.
Glarner ka thënë për gazetën e përmendur se ishte duke e ngarë makinën shumë ngadalë, me shpejtësinë e ecjes së njeriut, kur, sipas tij djaloshi praktikisht i “Ishte hedhur” mbi makinë pastaj ishte rrëzuar. Një kontroll i bërë nga policia ka konstatuar se Glarner ka pasur 0 alkool.
Deri më tash askush nuk ka ngritur padi kundër politikanit, përcjell albinfo.ch. Ai e ka vizituar djaloshin në spital por edne nuk ka ndonjë reagim të familjarëve të tij. Por sipas zëdhënësit të policisë, Glarner do të merret sërish në pyetje dhe mbi këtë bazë do të përpilohet një raport policor lidhur me aksidentin. Prokuroria pastaj do të vendosë për kualifikimin që do t`i bëjë veprës, gjegjësisht, nëse ajo përbën shkelje të Ligjit mbi Trafikun Rrugor ose jo.
www.lajm-shqip.com